Mentor Haziri, i cili vetëm dje u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova, nuk arriti të qëndrojë gjatë brenda shtëpisë. Konkurrenti u detyrua të largohej në ditën e dytë të garës, duke lënë pas një hyrje të shkurtër, por të komentuar.
“Dëshira ishte, po mundësia është tjetër,” u shpreh ai me emocione, duke sqaruar se vendimi i tij nuk kishte të bënte me lojën, por me gjendjen e tij shpirtërore.
Arsyeja e largimit ishte një humbje e rëndë në familje. Djali i dajës së tij ishte varrosur para pak ditësh dhe Haziri tha se nuk mundi ta kapërcente dhimbjen dhe të ishte i përqendruar në spektaklin që kërkon energji dhe stabilitet emocional.
Largimi i tij i erdhi papritur, ndërsa producentët e formatit e kanë respektuar vendimin e tij për t’u tërhequr në këtë moment të vështirë personal.
