Memorandum mes Komunës Qendër dhe OJQ-ve, përfshirje e qytetarëve në vendimmarrje

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, qytetarët e nismës “Në mbrojtje të Debar Maallos” dhe organizata joqeveritare “Sheshi Liria” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Sipas kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ky është një moment i rëndësishëm për komunën, e cila punon për përfshirjen më të madhe të qytetarëve në sjelljen e vendimeve. “Ky moment duhet të shërbejë si mesazh, jo vetëm për qytetarët e Komunës Qendër, por edhe për të gjithë kryetarët e komunave dhe për organizatat joqeveritare, në mënyrë që qytetarët të përfshihen shumë më tepër në përpunimin e planeve të detajuara urbanistike, për arsye se këto plane urbanistike ne i sjellim për qytetarët. Shpresoj që kjo të bëhet praktikë, ose fillim i një praktike që do të funksionojë në vend”, theksoi Zhernovski.

Përveç kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, memorandumin e nënshkroi edhe Nikolla Naumoski nga “Sheshi Liria” dhe Jana Ballçeva-Andreevska nga nisma “Mbrojtje e Debar Maallo-s”.

Edin Drpljanin