Melanie Trump reagon pas sulmeve në Kabul

TË FUNDIT

Bashkëshortja e ish presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, Melanie ka reaguar ndaj sulmeve afër aeroportit në Kabul.

“Lutemi për familjarët dhe të dashurit e marinsave të vrarë në Kabul dhe për secilin që vuan gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi Melanie.

Ndërkaq, dymbëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pas një sulmi pranë aeroportit të Kabulit, njoftoi gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.

Siç tha ai, sipas një zyrtari të Ministrisë së Shëndetit Publik të Afganistanit, më shumë se 60 njerëz u vranë./TV21