“Mirë se erdhe në Shqipëri! Këtu je gjithmonë i mirëseardhur”, tha ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani duke i uruar mirëseardhje ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani, që siç tha “njëkohësisht e falënderova atë, si edhe familjen e tij patriotike, për kontributin e rëndësishëm dhe të sinqertë që kanë dhënë ndër vite”.
Meidani tha se pavarësisht zhurmës dhe përpjekjeve për ndarje, do të vazhdojnë ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin institucional dhe miqësinë e tyre dhe shtoi se “urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika.
“Bashkë me miqtë e mi, Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Limanin, Ogerta Manastirliun, dhe zv.ministren Vilma Premti, mes studentëve të mrekullueshëm nga të dy anët e kufirit.
Fjalën time e nisa duke i thënë mikut tim, Fatmir Limani: “Mirë se erdhe në Shqipëri! Këtu je gjithmonë i mirëseardhur!” Njëkohësisht e falënderova atë, si edhe familjen e tij patriotike, për kontributin e rëndësishëm dhe të sinqertë që kanë dhënë ndër vite.
Pavarësisht zhurmës që krijojnë herë pas here individë të caktuar, të rinjtë vazhdojnë të japin shembullin më të mirë: dialogu, miqësia dhe bashkëpunimi janë gjithmonë më të forta se ndasitë artificiale.
Ne do të vazhdojmë ta forcojmë edhe më tej bashkëpunimin institucional dhe miqësinë tonë, përtej çdo zhurme dhe çdo përpjekjeje për të na ndarë.
Falenderime Ogertës dhe Vilmës për kontributin dhe atmosferën!
Falënderim i veçantë për Sara Boden dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë për bashkëorganizimin e këtij kampi dhe për angazhimin e vazhdueshëm në krijimin e hapësirave ku të rinjtë njihen, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë miqësi që zgjasin.
Urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika”, shkroi Meidani në rrjetin social Facebook.
