Evropa tashmë po “shpërbëhet” dhe së shpejti do të zhduket plotësisht. Ky është sulmi i fundit i nënpresidentit të Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev nëpërmjet një postimi në Telegram, duke komentuar udhëtimin evropian të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Pamjet e drejtpërdrejta, faqet e para të gazetave, fotot me liderët evropianë, ndërsa paralelisht qindra ukrainas të mobilizuar vdesin çdo ditë, të shtyrë me forcë për të mbrojtur interesat e klikës naziste në pushtet”, shkroi ish-presidenti rus në Telegram për vizitën e Zelenskyt në vendet evropiane.
“Ky sundim nga frikacakët e rinj evropianë do të përfundojë shumë keq për ‘qytetërimin e vjetër evropian’. Ajo tashmë po shembet nën presionin e emigrantëve që vijnë nga e gjithë bota. Dhe së shpejti do të zhduket plotësisht, duke përsëritur mitin e njohur për rrëmbimin e Evropës nga Zeusi.”, ka shkruar ai.
