Mediat serbe raportojnë se disa qytetarë serbë janë lënduar sot ku kundërshtuan një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.
Ndërkohë siç raporton b92, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Rashkës, qytet në kufi me Kosovën, për të takuar serbët e veriut, transmeton rtv21.tv.
Sipas Policisë së Kosovës pas përfundimit të aksionit ka njoftuar se 6 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Situata është e qetë, por serbët po vazhdojnë me bllokim të rrugëve./21Media
