8 të arrestuar në operacionin e sotëm të Policisë në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë operacionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut janë arrestuar /shoqëruar në Polici 8 persona.
Sipas Policisë të arrestuarit janë:

R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës,

A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës,

M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri,

I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri,

M. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri.

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit në veri të Mitroivcës grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Kurse në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK