Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë irlandeze, pasi në makinën e tij iu gjet një sasi kokaine me vlerë prej 1.12 milion euro. Ai u kap në një vend në Co Louth.
Gazeta ‘Irish Mirror“, shkruan se 30-vjeçari do të duhet që të kalojë në paraburgim së paku shtatë ditë dhe më pas çështja e tij do të kalojë në gjykatë.
Mësohet se ai jetonte prej shumë vitesh në Dublin.
Dyshohet se droga i përket një bande në Dublinin Perëndimor me lidhje në Drogheda.
