Array

Mediat botërore, jehonë të madhe incidenteve me emigrantë në Maqedoni

Must Read

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit  në “Vila Vodno” të konvokuar nga presidenti Stevo Pendarovski.

Kryetari i Këshillit të Evropës në karantinë

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel është në karantinë për shkak të kontaktit të afërt me...

Dr. Stevanoviq: Në dimër do të jetë edhe më e vështirë ta ulim rrezikun e infektimit me Covid-19, nëse nuk u përmbahemi masave

Me ardhjen e dimrit do të jetë edhe më e vështirë të mbrohemi dhe të zvogëlojmë rrezikun...
- Advertisement -

Kriza me emigrantët në Maqedoni, dhe përdorimi i dhunës policore, po bën xhiron e mediave botërore. Al Jazeera shkruante se pavarësisht se kufiri është i hapur, policia lëndoi 5 emigrantë, të cilët u morën në anën greke për kurim në spitalin e afërt. Plagët, sipas saj, ishin pikërisht nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës.

BBC shkruante se autoritete e Maqedonisë lejuan disa emigrantë të hipin në tren gjatë natës, por qindra e mijëra të tjerë janë ende “peng” në zonën e përbashkët kufitare me Greqinë. Thuajse të gjithë emigrantët e kaluan natën e mbrëmshme, në qiell të hapur dhe në të ftohtë, të shtruar në kartonë.

- Advertisement -

CNN vazhdonte me apelin e institucioneve ndërkombëtare, konkretisht të komisionarit të lartë të OKB-së për refugjatët, António Guterres i cili foli direkt me ministrin e jashtëm Nikolla Poposkim, rreth asaj që agjencia e OKB-së e quajti “situatë rreziku në rritje” në zonën kufitare, ku u përdor edhe forca për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.

Nga gazetat e mëdha botërore – “The Gardian” komentonte emergjencën e emigrantëve për kurim, të cilët për shkak të shtytjes së madhe, në të shumtën e rasteve përjetonin gjendje të fikëti. Në fotografitë ilustrues e shfaqeshin emigrantë me plagë në këmbë e trup, nga goditja e forcave policore, plumbat apo edhe telat me gjemba. “Nju Jork Times”, vërente se pavarësisht krizës që për Maqedoninë mund të jetë e papërballueshme, emigrantëve nuk iu duhet bllokuar transiti. Rreth 42 mijë emigrantë kanë hyrë në Maqedoni në dy muajt e fundit, që nënkupton rreth 2% të gjithë popullatës që ka Maqedonia, 2,1 milion banorë.

- Advertisement -

Megjithatë, të gjitha mediat më së shumti kritikonin sjelljen e policisë së Maqedonisë, duke komentuar se ndaj emigrantëve nuk duhet ushtruar dhunë. Mediat, si Reuters, ABC News etj komentonin nevojën për menaxhim të situatës, dhe jo të shtypjes së emigrantëve.

Më i ashpër qe SkyNews, që hapej me titullin “Mizëria e Maqedonisë – emigrantë të përvuajtur, të lagur dhe të uritur”. Sipas burimeve të tyre, njoftohej se numri i emigrantëve do të vijë akoma në rritje, nga Greqia.

- Advertisement -

Vetëm nga rrugët deta re të Turqisë, gjatë muajit korrik, zbarkuan rreth 50 mijë klandestinë, të cilët doemos do kalojnë përmes të njëjtit korridor.

- Advertisement -

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit  në “Vila Vodno” të konvokuar nga presidenti Stevo Pendarovski. Në mbledhje marrin pjesë...

Kryetari i Këshillit të Evropës në karantinë

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel është në karantinë për shkak të kontaktit të afërt me një person të infektuar me...

Dr. Stevanoviq: Në dimër do të jetë edhe më e vështirë ta ulim rrezikun e infektimit me Covid-19, nëse nuk u përmbahemi masave

Me ardhjen e dimrit do të jetë edhe më e vështirë të mbrohemi dhe të zvogëlojmë rrezikun e infektimit nga koronavirusi i...

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e kompensuar uljen paraprake të të...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -