Mediat amerikane e qortuan Trampin për shkak të pretendimeve se ka fituar zgjedhjet

TË FUNDIT

Mediat amerikane e qortuan presidentin aktual amerikan, Donald Tramp pasi në televizion drejtpërdrejt deklaroi se ka fituar në zgjedhjet presidenciale, megjithëse numërimi i votave akoma nuk ka përfunduar.

Tramp para gazetarëve dhe mbështetësve të Shtëpisë së Bardhë theksoi se është një mashtrim i madh i kombit që të mos shpallet fitues.

“Sa për mua, ne tashmë kemi fituar”, tha Tramp.

Një gazetare e Si Bi Es njuz theksoi se Tramp i ka “shmangur faktet” duke pretenduar në mënyrë të rreme se ka fituar në zgjedhjet dhe ka hequr të drejtën e miliona votuesve votat e të cilëve nuk janë numëruar.

“Donald Tramp aktualisht po humb edhe në votën e popullit edhe në votën elektorale dhe ka akoma shumë vende ku votat duhet të numërohen”, deklaroi në mëngjes një gazetar nga Si Bi Es njuz.

Asoshiejted pres gjatë deklaratës së Trampit publikoi se ai ka fituar 213 vota elektorale, ndërsa Bajden kishte 225. AP pretendon se është shumë herët për të deklaruar fitore në disa shtete, përfshirë Pensilvaninë, Xhorxhian dhe Miçiganin.

Mediat paraprakisht paralajmëruan se amerikanët duhet të jenë të durueshëm, duke e pritur vendimin në fushatën e ashpër midis Bajdenit dhe Trampit.