Me teste masive dhe masa të reja Kina lufton kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Pasi u zbuluan disa transmetime lokale të koronavirusit në tre qytete kineze, autoritetet e Pekinit filluan testimin masiv të miliona njerëzve, futën një “mbyllje” të re dhe urdhëruan mbylljen e shkollave.

Pasi shumë ekspertë paralajmëruan se moti më i ftohtë po ndikon në përhapjen e koronavirusit, janë vendosur masa në shkallë të gjerë në Tianjin, Shangai dhe Mazuli, edhe pse numri i rasteve të reja të diagnostikuara në Kinë është i ulët krahasuar me SHBA-në dhe vendet e tjera.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë kumtoi se dy raste të reja janë zbuluar në Shangai në 24 orët e fundit, gjithsej shtatë që nga e premtja e kaluar.

Që nga zbulimi i pesë njerëzve të sapoinfektuar në Tianjin, punëtorët shëndetësorë kanë testuar më shumë se 2.2 milionë njerëz vetëm në rrethin Binhai.

Në Manzuli, një qytet me më shumë se 200.000 njerëz, u zbuluan dy raste të reja të Kovid-19, kështu që autoritetet urdhëruan testim të ri të të gjithë banorëve.

Pavarësisht kritikave nga bota se autoritetet kineze po zbatojnë masa drakoniane, epidemiologu kryesor kinez, Zeng Guang deklaroi se “vetëm Kina është e aftë” ta neutralizojë virusin.