Në vitin 2016 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kryeministri Zoran Zaev shpalosi fitore dhe porositi:
“Regjimi ra! Le të kuptojë e gjithë bota se Maqedonia shkroi histori, ra regjimi me stilolaps!“, pati deklaruar Zaev më 12.12.2016.
Tash, 5 vite më vonë, pas raundit të pare të zgjedhjeve lokale, nga VMRO-DPMNE thonë:
“Edhe pse thoshte se me stilolaps ka rrëzuar regjim, po, VMRO-DPMNE jo, por qytetarët me gisht e rrëzuan Zoran Zaevin”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Me stilolaps apo me gisht, të dyja palët flasin për regjim. Kështu parashtrohet pyetja nëse populli ndoshta është në huti se jeton në shoqëri demokratike?
“Nuk duhet të përzihet retorika e partive me gjendjen reale në terren. Fakti se njëra palë pohon se ka rrëzuar qeveri ose regjim me stilolaps, ajo tjetra thotë, me gisht, tregon se ekziston demokraci të pjesshme, për shkak se regjimi do të duhej të rrëzohej me barrikada.
-Nuk mund ju ta ktheni gjendjen totalitare në demokraci përmes natës”, vlerëson Petar Arsovski, analist.
Maqedonia e Veriut edhe krahas përparimit mbetet në grupin e regjimeve kalimtare ose hibride sipas raportit të “Fridrih Haus”, e nga 28 prilli i këtij viti dhe ka arritur përparim në udhëheqjen demokratike dhe procesin zgjedhor.
