Më shumë shi në Kodrën e Diellit, më pak në Shtip

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 16:30 sot, për nëntë orët e mëparshme, më shumë shi ka rënë në Kodrën e Diellit, ndërsa më pak në Shtip.

Në Kodrën e Diellit kanë rënë 35 litra për metër katror, 29 litra në Lazaropole dhe Pozhoran, 25 në Tetovë, 19 në Mavrovë, 17 në Shkup–Zajçev Rid, 10 në Krushevë dhe Topolçan, 7 në Pretor, 6 në Ohër, 5 në Kriva Pallankë, Gjurishtë, Manastir, Veles dhe Pozhar, 3 në Prilep, 2 në Strumicë dhe Berovë, ndërsa vetëm 1 litër për metër katror në Shtip, përcjell TV21.

Temperatura maksimale 11 gradë është regjistruar në Krushevë dhe Mavrovë, 12 në Tetovë dhe Lazaropolë, 13 në Shkup–Zajçev Rid dhe Pretor, 15 në Strumicë dhe Kriva Pallankë, 16 në Shkup–Petrovec, Berovë, Prilep, Ohër, Demir Kapi dhe Veles, 17 në Gjevgjeli dhe Shtip, 18 në Kavadar dhe Manastir, dhe 19 në Vinicë.

Nga DPHM-ja theksojnë se në gjithë territorin ka fryrë erë mesatare, lokalisht edhe e fortë, nga drejtimi jugor. Në Shtip, era ka arritur shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Sipas sinoptikanëve, reshje të herëpashershme shiu do të ketë edhe gjatë natës. Lokalisht reshjet do të jenë më të dendura – mbi 40 litra për metër katror gjatë 24 orëve. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu.

Për nesër parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, veçanërisht paradite në pjesët jugperëndimore dhe jugore – mbi 25 litra për metër katror gjatë 24 orëve. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja nga 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura minimale do të zbresë në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pritet të vazhdojë periudha me mot të ndryshueshëm dhe reshje lokale shiu. Nesër pasdite dhe të enjten reshjet priten të jenë me intensitet më të ulët. Të premten dhe gjatë fundjavës priten sërish reshje më të dendura – mbi 30 litra për metër katror në 24 orë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe kushte për vetëtima.

Nga e diela, temperaturat e mëngjesit dhe ditës pritet të pësojnë rënie të ndjeshme./TV21