Më shumë se gjashtë vite pjesë e saj, Mira Murati largohet nga OpenAI

TË FUNDIT

Pas më shumë se gjashtë vitesh pjesë e OpenAI, Mira Murati ka vendosur të largohet nga kompania dhe për këtë ka njoftuar vet ajo përmes një shkrimi në platformën X. Mira falënderoi ekipin për besimin dhe mbështetjen që i dhanë për periudhën sa ajo ishte pjesë e Kompanisë.

Për arsyen e largimit, Mira tha se po e bën për t’u fokusuar më shumë në eksplorimin e saj që siç tha, fokusi kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë saj për të siguruar një tranzicion të qetë.

Murtai pati fjalë të mëdha për kompaninë që iu përkushtua për gjashtë vite dhe vuri në dukje përkushtimin e ekipit të OpenAI dhe rolin e tij në ndërtimin e një të ardhmeje më të fuqishme për AI, duke premtuar gjithashtu mbështetjen e saj edhe pas largimit

 Si shefe teknologjisë së kompanisë, Murati punoi në prapaskenë për të udhëhequr modele si ChatGPT dhe DALL-E drejt adoptimit të zakonshëm, por nëntorin e kaluar ajo u vu në qendër të vëmendjes kur u emërua CEO e përkohshme pas rrëzimit të diskutueshëm dhe të shkurtër të Sam Altman.