Më shumë se 80 vende kërkojnë “shpëtim” financiar tek FMN-ja

TË FUNDIT

Më shumë se 80 vende kanë kërkuar ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për luftë kundër pandemisë së re të koronavirusit, me vlerë prej mbi 20 miliardë dollarësh.

Numri më i madh i kërkesave për ndihmë financiare është prej vendeve me të ardhura të ulëta, vende të vogla dhe vende në zhvillim.

Nga FMN potencojnë se iniciativa për ndërprerjen e pagesës së borxheve për shkak të pandemisë së Kovid-19 nuk do të thotë shlyerje e borxheve.