Më shumë se 1,5 milionë të vdekur nga Kovid-19 në botë

TË FUNDIT

Numri i rasteve të vdekjes nga koronovirusi në botë sot tejkaloi 1,5 milionë njerëz, tregojnë të dhënat në ueb faqen www.worldometers.info.

Më shumë raste të vdekjes ka SHBA-ja – 278, 847, vijon Brazili me 174.531, India është në vendin e tretë me 138.657, Meksika është në vendin e katërt me 107.565, ndërsa Anglia është e pesta me 59.699 të vdekur.

Me 1,5 milionë raste të vdekjes, shkalla e vdekshmërisë nga koronavisuri aktualisht është pak mbi tre për qind.