Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodrën e Diellit

TË FUNDIT

Temperaturë më e ulët në vend në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit -11 gradë Celsius, në Mavrovë -6, në Krushevë -5, në Berovë -3, Dibër -2, ndërsa katër gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli, kumtoi DPHM.

Në Mavrovë ka rënë më shumë borë, ku shtresa e borës ka arritur lartësinë prej 52 centimetra, në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës është 38 cm, në Pozharane 32 ndërsa në Krushevë 30 centimetra.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharane dhe Mavrovë, respektivisht 23 litra në metër katror, pastaj në Krushevë 20, Demir Kapi 16, Strumicë dhe Dibër 13, Shkup, Petrovec 12, Tetovë dhe Manastir 11, ndërsa më pak në Vinicë tre litra në metër katrorë.

Mëngjesin e sotëm reshjet e borës janë të dobëta dhe lokale, kryesisht  në pjesët lindore. Ka paraqitje të erës së dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.