Më së shumti borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Manastir

TË FUNDIT

Lartësia e shtresës së bores sot në mëngjes në Kodër të Diellit është 51 centimetra, 35 në Hanet e Mavrovës, 31 në Topollçan, 30 në Krushevë, 27 në Pozharan, 26 në Manastir, 25 në Dibër, 23 në Tetovë, 21 në Berovë, 20 në Pretor, 1 në Demir Kapi dhe Gjurishtë, 17 në Prilep, 10 në Kriva Pallankë dhe Ohër dhe pesë centimetra në Strumicë, Vinicë dhe Kumanovë.

Siç informojnë nga DPHM, temperature më të ulëta janë matur në Manastir -22 gradë, -17 në Shkup-Petrovec, -16 në Berovë, -15 në kriva Pallankë, Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë, -14 në Prilep dhe Shtip, -13 në Dibër dhe Kodër të Diellit, -12 në Ohër, Krushevë dhe Kumanovë, -11 në Pretor dhe Pozharan, -10 në Vinicë, -9 në Strumicë, Topollçan dhe Gjurishtë, -8 në Shkup-“Zajçev Rid” dhe -4 në Gjevgjeli dhe Dojran.

Mëngjesi do të jetë kryesisht I kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -3 deri 5 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 2 gradë.