Me ribalancin e buxhetit nuk ka kurrfarë ndryshime shtesë të zërave për financim të partive politike, potencoi sot ministrja e Financave Nina Angelovska.
“Me vendimin për risistemim mes shfrytëzuesve buxhetor dhe fondeve e cila ishte miratuar para një muaji kishte shkurtim të zërave të financimit të partive politike dhe ai zë tani me ribalancin e Buxhetit nuk ka duruar kurrfarë ndryshimi. Për momentin në atë zë në atë program ka rreth 106 milion denarë në korrniza të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Angelovska në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
