Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë personave, pasi janë përfshirë në një mashtrim – falsifikuan raport mjekësor për dëmtime trupore në aksident për të marrë dëmshpërblim në kompani sigurimi, transmeton TV21.
Kallëzimi është ngritur kundër I.B.(52) nga Tetova, A.P.(39) nga Shkupi, A.L.(30), S.A.(48) nga Gostivari, D.A.(25) nga Tetova, E.J.(34) nga Tetova në bazën se kanë kryer veprën penale – “ndihmesë”, “mashtrim”, “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve” dhe “përdorimin e dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”.
“I denoncuari i parë, I.B. në rolin e mjekut në Qendrën Klinike Tetovë në vitin 2021 ka krijuar raport mjekësor me përmbajtje të pavërtetë për gjoja lëndime trupore të shkaktuara në aksident trafiku në emër të denoncuarit të pestë D.A. dhe të denoncuarit të gjashtë E.J. me qëllim të dëmshpërblimit për dëme jomateriale nga kompani të sigurimit.
I denoncuari i dytë A.P. në rolin e avokatit ka përgatitur autorizim pa datë dhe nënshkrim të të denoncuarve A dhe J dhe pa praninë dhe pëlqimin e tyre i ka dorëzuar në kompaninë e sigurimit nga Shkupi me pagesë të dëmit jomaterial në vlerë prej 680.000 denarë.
I denoncuari i tretë ka ndërmjetësuar në dhënien e dokumentit të falsifikuar në zyrën e avokaturës te i denoncuari i dytë, kurse i ka tërhequr edhe mjetet e parave në vlerë prej 399.350 denarë nga filiali i bankës në Tetovë, të lëshuara në llogarinë e të denoncuarit të pestë.
i denoncuari i katërt, edhe përskaj asaj që e ka ditur se bëhet fjalë për dokument fiktiv, i ka ndihmuar të denoncuarit të gjashtë që ta sigurojë dokumentacionin e plotë të falsifikuar, kurse ka tërhequr edhe mjete parash në vlerë prej 280.00 denarësh, të lëshuara në llogarinë e të denoncuarit të gjashtë. I denoncuari i pestë dhe gjashtë, edhe pse e kanë ditur se nuk u takon dëmshpërblimi jomaterial për aksidentin e trafikut, kanë dhënë të dhënat e tyre personale për realizimin e të veprave inkriminuese, me çka e kanë dëmtuar kompaninë e sigurimit në vlerë prej 680.000 denarësh”, njoftojnë nga MPB-ja.
