Ergin Borova jeton në Holandë, ndërsa në vendlindje erdhi për të notuar nga Ohri në Strugë me të vetmin qëllim që të hapet qendra për fëmijët dhe personat me aftësi të posaçme në Strugë, e cili u mbyll një vit më parë. Borova ja arriti qëllimit të tij dhe qendra po hapet së shpejti.
“Kishte një organizatë para nesh e cila merrej me qëndrim dhe kujdes për personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara por ata aktivitet u ndërprenë dhe fëmijët nuk kanë ku te adresohen dhe ne e morëm atë detyrë që të vazhdojmë me aktivitet e njëjta.”- tha Ergin Borova, Inicues.
Ergini thotë se si fillim kanë marrë një objekt për qëndrim ditor të këtyre fëmijëve dhe personave, por në të ardhmen mendojnë ta shndërrojnë për përkujdeset 24 orëshe.
“Për t’u ndërtuar një objekt më i madh për qëndrim të përhershëm do të na duhen më shumë mjete më shumë donacione, për atë pjesë të projektit jemi në bisedime me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.”- pohoi rgin Borova, Inicues.
Komuna do t’i ndihmojë me ushqim dhe me dy edukatore, ndërsa aktivitet tjera do t’i bëjnë me mjete të huaja dhe me ndihmën e mërgimtarëve.
