Ndërmarrjet publike rrugore të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë (vendet anëtare të nismës Ballkani i Hapur) po punojnë për të siguruar që një automjet me një etiketë (kartelë) të mund të kalojë pikat pagesore të rrugëve në të gjitha vendet.
Këtë e tha sot në “Click Plus” në TV21 ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Ai shton se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për transportin e mallrave, që të mundësohet qarkullim më i lehtë dhe pa ndalesa.
“Të kenë një kartelë për të tre shtetet. Tani kjo bëhet në koordinimet që kemi në këtë periudhë dhe në pjesën e grumbullimit të fondeve sepse tre shtete, sistemet bankare duhet të lidhen për shkak të tërheqjeve të fondeve, nga një kartë në tjetrën, nga një shtet në tjetrin. Besoj se është në fund, besoj se së shpejti do të informoheni”, ka shtuar Boçvarski.
