Më në fund zhbllokohet pakoja e pestë e masave! Shërbimet vaksinohen, për seancë plenare do të pritet

TË FUNDIT

Më në fund pakoja e pestë ekonomike është debllokuar në Kuvend. ASH-AAA tërhoqën amendamentet kështu që propozim ligji me të cilin planifikohet ndihmë për kompanitë dhe të punësuarit për muajt shkurt dhe mars, kaloi në Komisionin për financa dhe buxhet.

Nga VMRO-DPMNE apelojnë deri te shumica në pushtet që Ligjet të cilat Qeveria i ka dërguar më 16 shkurt në Kuvend, menjëherë të vendosen në seancë plenare dhe të miratohen.

 “Janë krijuar kushte që sot të mbahet seanca plenare në Kuvend,  ku sot më në fund do të përfundojë procedura ligjvënëse rreth kësaj pakoje me masa ekonomike. Ndihma edhe pse nuk është e mjaftueshme, në mënyra të ndryshme e dimensionuar, dëshira jonë është që sa më shpejtë të arrij deri te qytetarët. Çdo ditë shtesë d.m.th. vend pune i humbur, paga të papaguara, kompani të mbyllura”, tha Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE.

 “Pasi që i tërhoqëm amendamentet, do të mbështesim edhe masat për mbështetje financiare të qytetarëve, kompanive, personave fizik dhe të ardhurave personale”, tha Syrja Rashidi nga koalicioni ASH-AAA.

Por për seancë plenare duhet të pritet. Nga LSDM thonë se sot Shërbimet e Kuvendit do të vaksinohen, kështu që seanca plenare do të caktohet së shpejti, pa dhënë datë konkrete.

 “Sot në Komision kaloi një ligj nga pakoja e katër, ndërsa këto janë më shumë se 20 mijë qytetarë që do të fitojnë nga 6000 denarë mjete të pakthyeshme, këto janë nga pakoja e katërt dhe dy ligje nga pakoja e pestë që ka vlerë prej 160 milion euro”, potencoi Dime Vellkovski nga LSDM.

Nuk u pranua amendamenti i VMRO-DPMNE me të cilin kërkohej që ndihma të jetë për muajt shkurt, mars, prill dhe maj, paratë të transferohen drejtpërdrejtë në llogaritë e të punësuarve, si dhe mjetet të jenë të pakthyeshme. Sipas zv.ministrit për financa, Dimitar Kovaçevski, masat nga pakoja e pesë kanë hyrë në Buxhet dhe nuk mund të vazhdohen për muajt prill dhe maj dhe se paga e punëtorëve paguhet përmes punëdhënësve.

Mbeten të bllokuar Ligji për nëpunës administrativ, Ligji për arsim të lartë, Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për mbrojtje shëndetësore.