Më në fund Trikafta në dispozicion të pacientëve! Ivana: Institucionet reaguan vonë, ilaçi u sigurua pasi vdiq një pacient

TË FUNDIT

Këtë mëngjes në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka arritur ilaçi i shumëpritur Trikafta. Që nesër tetë pacientë që janë të prekur nga Fibroza cistike e që janë në gjendje më kritike shëndetësore, do të fillojnë ta marrin këtë terapi një vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili po ashtu shtoi se po punohet për ta siguruar ilaçin edhe për pacientë të tjerë.

“Dua të ju informojë se në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve ka arritur ilaçi Trikafta për sëmundjen Fibrozë cistike. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente zgjidhi ­çështjen më urgjente të kësaj kategorie të pacientëve dhe presim që me këtë terapi të përmirësohet ngjeshëm cilësia e jetës së pacientëve me fibrozë cistike”, tha Fatmir Mexhiti – ministër in Shëndetësisë.

Dy nga tetë pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa gjashte të tjerë në Klinikën e fëmijëve. Me konsumimin e Trikaftës pritet që të pacientët të kenë jetë më cilësore, thotë drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, e cila dha sqarime mbi efektin e tabletave.

“Presim efekt pozitiv sigurisht nga terapia, në kuadër të përmirësimit të funksionit të mushkërive, përmirësimin e cilësisë së jetës, statusit ushqyes, reduktimin e rasteve të hospitalizimit dhe jetë më aktive për pacientët. Kjo që mund të them është se nga tetë pacientët dy janë në gjendje vërtetë kritike, ata trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë kështu që terapia këtu është e pasigurt, por do të provojmë t’ua përmirësojmë gjendjen e mushkërive, që është me rëndësi thelbësore për cilësinë e jetës së tyre”, pohoi Stojka Naceva-Fushtiq – drejtoreshë e Klinikës për Fëmijë.

Institucionet kanë vepruar me vonesë, pasi tashmë një person humbi jetën, vlerëson kryetarja e Asociacionit për Fibrozë cistike, Ivana Atanasoska, e cila është  e prekur nga kjo sëmundje e rrallë. E njëjta aktualisht është e shtrirë në spital. Megjithatë thotë se me gëzim priti lajmin për sigurimin e ilaçit.

IVANA ATANASOSKA –PACIENTE ME FIBROZË CISTIKE

LIDHJE TELEFONIKE  2.48 – 2.58;  2.03 – 2.25

Mendoj se vdekja e pacientit ndikoi që të përshpejtohen procedurat e deri atëherë dëgjonim vetëm premtime, por nuk pamë ndonjë zgjidhje reale.

Sigurisht që u vonuan, edhe  ne si asociacion u vonuam me protestat tona, ndoshta duhej më herët të nisnim, gjithsesi një jetë u shua edhe kjo është më e rëndësishmja që nuk arritëm ta shpëtojmë. Shpresoj të mos ndodhin mo gjëra të këtilla.

Meqë ilaçin e kanë marrë me ­çmim pak më të lirë, me buxhetin që është në dispozicion është kërkuar nga Fondi për sigurim shëndetësor që të prokurohet terapi edhe për katër pacientë shtesë, tha profesoresha Fustiq. Përndryshe në vendin tonë me sëmundjen e rrallë Fibrozë cistike janë të diagnostikuar rreth 130 pacientë.