Pas pothuajse dy dekada problem të pazgjidhur, Komuna Qendër ka paralajmëruar se do t’i fillojë aktivitetet për zgjidhjen e kaosit në pjesën pas Kuvendit, tek Enti Shtetëror për Statistika, Gjykata Administrative dhe te Inspektorati i Tregut. Kjo hapësirë, i cili me vite ka qenë i uzurpuar dhe i shndërruar në parking të egër, ka qenë simbol i jo disiplinës dhe neglizhencës në zemrën e qytetit.

Shtrohet pyetja logjike: si këto institucione do t’i zgjidhnin problemet e qytetarëve kur nuk mund ta zgjidhin problemin në oborrin e tyre, madje edhe duke uzurpuar hapësirë publike për nevoja personale?

Sipas informacioneve të TV21, sot në Komunën Qendër është mbajtur mbledhje në këtë temë. Nga e marta, paralajmërojnë se do t’i fillojnë aktivitetet për vendosjen e rendit, përfundimisht, pas 20 vjetësh, zgjidhjen e kaosit në qendër të qytetit.



