Me kushte minimale arriti medalje të artë/ Agroni dhe Ifraimi kërkojnë terrene olimpike në Tetovë

TË FUNDIT

Ky është Agron Hajredini nga qyteti i Tetovës. Edhe pse me nevoja të veçanta, Goni, siç e njohin në Tetovë, fitoi medaljen e artë në lojërat olimpike speciale, të mbajtura në Gjermani në fund të muajit qershor. Agroni për të arritur këtë medalje ka punuar intensivisht për dy vite, megjithatë kushtet në të cilat ata punojnë janë shumë të vështira. Ai apelon që Tetova të ndërtojë sa më parë një sallë sportive olimpike dhe terrene olimpike.

“Shumë u deshtë të përgatitem për këtë dhe jam shumë i kënaqur që e kam marr medaljen e artë. Duhet të ketë terrene vrapimi, salla për të ushtruar duhet të ketë por këto tek ne nuk janë”- thotë Agron Hajredini – sportist.

 

Trajneri Ifraim Luta thotë se ata janë duke punuar në mënyrë vullnetare 10 vite në klubin e atletikës Shkëndija. Deri tani Maqedonisë i kanë sjell 6 medalje të arta në dy pjesëmarrje.

 “Ne kemi fatin që Maqedoninë e prezantojmë me gjashtë medalje. Vitin e kaluar kishim katër, dy gara kishte në 200 metra dhe njëjtë Adriani kishte dy medalje në 50 edhe 25 metra. Goni atëherë doli i katërti në Botë edhe tani kishim dy atlet Agroni edhe Juliana. Kësaj radhe ishim në disiplinën 50 metra dhe kërcim zgjatje nga vendi. Goni mori medaljen e artë në një konkurrencë shumë të fortë në kërcim për së gjati.”- pohon Ifraim Luta – trajner.

 

Edhe ai thotë kushtet se janë të vështira për të punuar pasi që përpos një sallë sporti që e kanë pa pagesë nuk kanë asnjë përkrahje tjetër. Bën apel tek institucionet që urgjentisht të bëjnë kushte për këtë sport pasi që ka shumë talente por, kushtet pamundësojnë që ata të përgatiten  siç duhet.

“Kësaj radhe të kishte filluar komuna të ndërtojë një fushë të atletikës apo stadium të atletikës si për atletët si për universitetin,  pasi që kemi edhe fakultetin e edukatës fizike, ajo do ishte shumë e shfrytëzueshme, pasi që Tetova është qyteti i madh dhe do ishin angazhuar edhe shumë profesor të tjerë dhe do kishte një zhvillim shumë më të madh atletika.”- shton Ifraim Luta – trajner.

 

Në garat Speciale Olimpike botërore kanë marr pjesë mbi 200 shtete nga Europa. Këta gara janë themeluat në vitin 1963 nga familja Kendei.