“Me e pi dikush cigaren tinëz, Kurti ia shti krejt cigaren në gojë”, thotë deputeti i Vetëvendosjes

TË FUNDIT

Deputeti i Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në T7 është pyetur nëse ndokush po i bën punë të këqija pas shpinës kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“A po ia pijë cigaren tinëz”, ishte pyetja për Bajqinovcin, i cili u përgjigj duke thënë se Kurti do t’ia fuste në gojë krejt cigaren.

“Unë mendoj kështu. Kur numri 1 është në rregull, unë besoj që e gjithë shtëpia është në rregull. Por pahiri me ndodhë dikush me e pi cigaren, unë mendoj që ai ia shti cigaren në gojë krejt. Edhe nëse e pi, ia shti cigaren në gojë krejt, edhe e largon”, ka thënë deputeti i VV-së duke shtuar se këto po e thotë figurativisht.

“Nuk vjen puna kur numri 1 nuk vjedh, me vjedhë të tjerët”, ka thënë ai.