Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.504 doza të vaksinës, prej të cilave 713 janë aplikuar si dozë e parë, 1.730 janë rivaksinime, kurse 57 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Përfshirë datën 14 tetor, gjithsej janë vaksinuar 797.988 qytetarë, janë rivaksinuar 758.001, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 1.039 qytetarë.
53% e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç janë të rivaksinuar, kurse 33% e popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, thuhet më tej në njoftim, transmeton TV21.
Përfshirja me vaksinë me një dozë të popullsisë së moshuar është 47%, kurse me dy doza janë përfshirë 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e tërë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në shtet kanë pranuar dy doza të vaksinës.
