Me dokumente të të tjerëve, dy shtetas të Kosovës pas mesnatës tentuan të kalojnë kufirin në Tabanoc

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, ku dy shtetas të Kosovës, duke ua marrë të tjerëve dokumentet, kanë tentuar të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit në Tabanoc.

Rasti ka ndodhur në ora 01:00 të mëngjesit të sotëm.

G.S.(31) dhe K.A.(32) nga Kosova, janë ndaluar në stacionin policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.