“Me Bullgarinë kemi zgjidhje të pranueshme për të dy anët”! Zaev: Edhe pse ka zemërim, megjithatë jemi miq

TË FUNDIT

Nuk është porosi e mirë mos pjesëmarrja e Bullgarisë në Forumin e Prespës tha kryeministri Zaev në intervistë për TV21. Edhe pse ka zemërim dhe porosi që na ndajnë me mosdhënien e dritës jeshile, ne jemi miq me Bullgarinë tha ai.

 “Porosi dërguam që kur filloi organizimi i Samitit, atëherë Bojko Borisov ishte kryeministër. Më pas erdhi kryeministri i ri teknik z. Stefan Janev, edhe një herë normalisht dërguam, gjithashtu edhe deri te presidenti. Kishim paralajmërim se do të ketë përfaqësues por për fat të keq nuk erdhën. Do të shohim cilat ishin arsyet, nuk kemi përgjigje, por nuk është porosi e mirë. Më së paku ndoshta është kabahatli, nuk e di, shpresoj se është, për shkak se ne jemi miq”, tha në intervistë për TV21, kryeministri Zoran Zaev.

Zaev zbuloi se me Bullgarinë ka zgjidhje.

 “Unë mund të them se me Bullgarinë kemi zgjidhje e cla është e pranueshme për të dyja palët. Dua të besoj se edhe kësaj here nuk morëm dritë jeshle se nuk kanë Parlament dhe Qeveri. Për shkak se e di, fola dhe e di se ku qëndrojnë shqetësmet e Bullgarsë”, shtoi Zaev.

Nuk kishte përfaqësues as nga opozita. Edhe pse kryeministri tha se të gjithë do të ishin të befasuar në mënyrë pozitive që ta shohin liderin e opozitës në këtë forum. Mickoski e ftoi Zaevin në takim liderësh dhe nënshkrimin e Deklaratës për t’i ruajtur interesat shtetërore.

 “Të gjithë qytetarët tanë do të ishin të befasuar në mënyrë pozitive dhe me ndjenja pozitive që ta shohin liderin e VMRO-DPMNE-së. Përfaqësuesit e Këshillit nacional të BE-së në parlament ose Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlament, këto janë njerëz nga VMRO-DPMNE-ja. Do të ishte mirë nëse ishin këtu”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev shtoi se ata duhej të ishin pjesë e organizatorëve e jo pjesë e mysafirëve, për shkak se siç tha, kjo gjë është jonë, e përbashkët.