Më 25 maj do të mbahet Samiti i BE-së

TË FUNDIT

Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë samit me prani fizike në Bruksel më 25 maj për bisedime mbi krizën me koronavirusin, betejën kundër ndryshimeve klimatike dhe tensionet me Rusinë. Këtë e theksoi zëdhënësi i BE-së.

Disa tubime të mëparshme të BE-së janë mbajtur përmes videkoferencës si masë për siguri kundër Kovid-19, por zëdhënësi i Këshillit Evropian, Sharl Mishel ka paralajmëruar se ajo do të jetë vetëm me prani fizike të përfaqësuesve.

TË NGJAJSHME