Gjykimi kundër biznesmenit Jordan Kamçevit, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno”, do të fillojë më 16 korrik. Sipas njoftimit të Gjykatës Penale Shkup, aktakuza e Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për lëndën e njohur në opinion si “Parcela në Vodno” është aprovuar në tërësi.
