Më 13 tetor merret aktvendimi për padinë e Villma Ruskovskës kundrejt VMRO-DPMNE-së, ndërsa sot në gjykatën Civile si dëshmi u prezantuan dy video-spotet e fushatës parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së me të cilat kryeshefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Ruskoska ishte paraqitur se punon nën urdhërat e Zaevit.
“Shuma e dëmit është e parëndësishme në këtë rast të veçantë. E rëndësishme është që përfaqësuesit e partisë të frenojnë sulmuesit e partisë dhe së fundmi personat profesionistë që i kanë kushtuar tërë karrierën e tyre kryerjes së një aktiviteti të caktuar, të mos zhvlerësohen pa asnjë lloj prove”, tha Pançe Eftimov, avokat i Vilma Ruskovska .
Për këtë padi janë mbajtur vetëm tre seanca gjyqësore, ndërsa Ruskovska kërkon nga VMRO-DPMNE-ja 10 mijë euro dëmshpërblim. Avokati i VMRO – DPMNE mendon se nuk është aq e rëndësishme nëse pala do të paguajë dëmshpërblim apo jo.
“Thelbi i këtij rasti nuk është nëse VMRO-DPMNE apo ndonjë parti tjetër politike do të paguajë dëmshpërblim pas shpifjes së pretenduar. Thelbi i këtij rasti është nëse do të kemi mendim kritik dhe liri të fjalës në Maqedoni në përputhje me standardet evropiane apo do të kemi një demokraci fiktive”, theksoi Pançe Eftimov, avokat i Vilma Ruskovska.
Kryeshefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar ka deklaruar se kishte kërkuar nga VMRO-DPMNE të kërkojë falje ndaj saj dhe t’i tërheqë video-spotet por kjo gjë nuk kishte ndodhur. Ruskoska tha se nëse do ta fitojë gjyqin paratë e dëmit do t’i dhurojë në fshatin SOS të Fëmijëve.
