një barkë që transportonte rreth 200 klandestinë është mbytur në brigjet e ishullit grek Rodos në zonën juglindore të detit Egje, pasi dyshohet të jetë përplasur me shkëmbinjtë teksa po i afrohej portit.
Sipas burimeve të policisë greke, tri trupa, mes të cilëve edhe një fëmijë, janë gjetur nga autoritetet. Numra kontradiktorë vijnë ndërkohë për praninë e emigrantëve në bord.
Kjo tragjedi vjen pas asaj që ndodhi dje në Kanalin e Siçilise në Itali, ku më shumë se 700 emigrantë u mbytën pasi anija e tyre u fundos.


