Mbyllja e McDonald-s në Rusi, burri lidh veten në shenjë proteste

TË FUNDIT

Derisa në pothuajse gjitha qytetet e Rusisë vazhdojnë të shohin demonstrata kundër luftës, pavarësisht mijëra arrestimeve, duket se vetë konflikti në Ukrainë nuk është burimi i vetëm i zemërimit në vend.

Videoja më poshtë tregon një burrë që u lidh me zinxhirë në një degë të McDonald’s në Moskë, duke pretenduar se: “Mbyllja është një akt armiqësie kundër meje dhe bashkëqytetarëve të mi”.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë këtë javë iu bashkua një sërë markave të tjera të mëdha perëndimore, duke përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Pepsi në pezullimin e shërbimeve të tij në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.