Mbyllja anti-Covid, ministri Bekteshi kërkon të mos krijohen rezerva shtesë të ushqimit

TË FUNDIT

Në lidhje me vendimet e Qeverisë, me të cilin parashihej edhe mbyllje e objekteve të gastronomisë dhe kafiterive, është deklaruar edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ka deklaruar se pret mirëkuptim nga subjektet ekonomike dhe u kërkon të mos krijojnë ushqime shtesë gjatë ditës së sotme dhe nesërme.

“Ministria e Ekonomisë është gjithmonë në mbështetje të sektorit, por pret mirëkuptim dhe bashkëpunim me qëllim të tejkalimit të kësaj situate. U rekomandojmë të gjitha objekteve të gastronomisë që të mos krijojnë rezerva shtesë sot dhe gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që të evitojnë humbje më të mëdha nga kufizimet e vendosura për punë”, tha mes tjerash Bekteshi.

TË NGJAJSHME