Mbyllen 48 lokale! Nëpër fshatra më së shumti shkelen masat qeveritare

TË FUNDIT

Nga 2 deri më 5 prill nga ana e 6 inspektorateve në Maqedoninë e Veriut janë bërë 3908 inspektime mbikëqyrëse për të parë nëse subjektet po i respektojnë masat e qeverisë për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Kryetarja e Këshillit Inspektues Magdalena Filipovska Grashkovska në konferencën e sotme për media tregoi se konstatimi i përgjigthshëm është se subjektet i respektojnë masat, por një pjesë e tyre, sidomos nëpër fshatra, vazhdojnë t’i shkelin masat qeveritare.

“Në këtë drejtim, pjesa më të madhe, gjithsej 3233 kontrolle të bëra nga Inspektorati i Tregrut kanë të bëjnë me punën e objekteve shërbyese, ndërsa 423 kontrolle lidhen me çmimet e ngrira të disa produkteve. Gjatë kryerjes së këtyre insketimeve nga inspektorët e tregur, janë mbyllur gjithsej 48 objekte shërbimesh në disa qytete të ndryshme të vendit” tha Kryetarja e Këshillit Inspektues Grashkovska, përcjell TV21.

Ajo tregoi se Inspektorati i Tregut në këtë periudhë ka kontrolluar edhe aparatet automatike për kafe (kafematet) nëpër pompat e benzinës dhe vende të tjera, me çka janë ndaluar për përdorim 215 kafemate.

Sa i përket çmimeve të ngrira, është vënë re numër më i vogël i rritjes së çmimeve, sidomos agrumeve, por siç tregoi Filipovska, pas veprimeve të Ispektoratit të Tregut, çmimet e produkteve janë kthyer në vlerën e 11 marsit, siç është përcaktuar edhe në vendimin qeveritar. /TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на Магдалена Филиповска Грашкоска, претседателка на инспекциски совет

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на Магдалена Филиповска Грашкоска, претседателка на инспекциски совет

Gepostet von TV21 am Dienstag, 7. April 2020