Mbrojtja në “Target-Fortesa”: Ka përgjuar Kostovski dhe jo Mijallkovi dhe Grujevski

TË FUNDIT

Sot janë thënë fjalët përfundimtare për rastin gjyqësor “Fortesa-Target”.

Pala mbrojtëse, e ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov ka deklaruar se nuk ka përgjuar Mijallkovi, Nadica Nikoliq dhe Goran Grujevski, por Xvonko Kostovski.

Sipas tyre, Kostovski ka qenë ai i cili ka vendosur numra të telefoni në sistemin e përgjimit dhe të njëjtat biseda më pas i ka nxjerrë jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pala mbrojtëse, shprehen të sigurt, se përgjimi ka ndodhur edhe jashtë MPB-së.

“Mos ndoshta ndokush është aq jointelegjent që të bëjë përgjime të atyre përmasave dhe ta lë Xvonko Kostovskin brenda dhe të lejojë që ajo të dalë në publik”, tha avokati i Mijallkovit, Petar Vasilev.

Nga avokati tjetër i Mijallkovit gjithashtu u tha se nuk ka asnjë dëshmi se Mijallkovi ka dhënë urdhër që të përgjohen persona jashtë Ligjit.

Është kërkuar që të mos konsiderohet si valide dëshmia e Xvonko Kostovskit, pasi sipas tyre, ai ka përgjuar dhe ka manipuluar me lajme të rrem dhe gjysmë të vërteta.