Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, është liruar nga spitali ku qëndroi për disa ekzaminime dhe trajtim mjekësor.
Në një deklaratë me shkrim nga Oborri Mbretëror, thuhet se mbreti 86-vjeçar është liruar nga spitali pas ekzaminimeve mjekësore dhe procesit të trajtimit dhe shërimit, transmeton Anadolu.
Mbreti Salman u dërgua në spitalin e specializuar King Faisal në Xhide më 8 maj dhe iu nënshtrua kolonoskopisë. Ishte raportuar se rezultatet e mbretit Salman ishin të pastra, por ai do të qëndronte në spital për një kohë për të pushuar.
