Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë

TË FUNDIT

Qeveria britanike pritet të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë.  Ministria e Mbrojtjes po shqyrton opsione për dërgimin e mjeteve të  patrullimit siç është Mastiff, ose Jackal, sipas skynews.

Automjetet e blinduara do të ndihmojnë forcat e Ukrainës të zmbrapsin forcat ruse.

Gjithashtu, qeveria britanike pritet të dërgojë raketa antitank dhe anti-ajrore.