Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip vaksinohen kundër korona virusit

TË FUNDIT

Mbretëresha britanike Elizabeth dhe Princi Philip janë vaksinuar kundër virusit korona, bëjnë të ditur nga Pallati Mbretëror.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një burim mbretëror tha se vaksinat u administruan nga një mjek i familjes në vendbanimin e mbretëreshës Windsor Castle, duke shtuar se lajmi u bë publik për të kundërshtuar çdo spekulim.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor.