Mbretëresha Elizabeta kërkon ekspert për Instagram, pagë 27.000 funte në vit

TË FUNDIT

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë kërkon person i cili do ta menaxhojë profilin e saj në Instagram për pagë prej 27.000 funte në vit me volitshmëri, theksohet në konkursin e shpallur në ueb faqen e Mbretërisë.

Në konkurs theksohet se kandidati do të menaxhojë me artikujt e Pallatit të Bakingemit në rrjetet sociale dhe është e nevojshme të ketë “talent për kreativitet” dhe “sy për dizajn”, transmeton “San” londinez.

“Nuk do të keni dy ditë të njëjta. Do të keni mundësi të avancoheni në karrierën tuaj dhe të lini shenjë në zemrën e këtij institucioni i njohur”, theksohet në konkurs.

Konkursi është i hapur deri më 7 shkurt.