Mbrëmjet strugane të poezisë në formë të shkurtuar, laureati i “Kurorës së artë” do të vjen vitin e ardhshëm

Must Read

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes...

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online.

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to....
- Advertisement -

Për ta ruajtur vazhdimësinë që e ka prej vitit 1961, festivali Mbëmjet strugane të poezisë do të mbahet dhe këtë vit dhe do t’i ketë  përmbajtjet e njohura të programit, por në formë të reduktuar dhe do të zgjasë më pak, prej datës 28 deri më 30 gusht. Siç kumtoi drejtoria e festivalit, Komisioni për Sëmundje Infektive e ka miratuar  protokollin e përgatitur për organizimin e tij.

“Rrethanat e tanishme lejojnë të organizohet  festival me prani fizike të poetëve vendor,  ndërsa pjesëmarrësit e ftuar nga  vendet e huaja, për shkak të restriksioneve në lidhje me udhëtimin  dhe fluturimet e aeroplanit, por edhe për shkak të minimizimit të rrezikut  nga përhapja e virusit, do të performojnë përmes videoleximeve. Në mënyrë speciale videofjalim si dhe  videolexim, përgatiti edhe laureati i sivjetëm  i MSP-së, poeti izraelit Amir Or, i cili do të jetë mysafir special në edicionin e ardhshëm të 60-të jubilar të MSP-së në vitin 2021,  si dhe do t’i dhurohet  “Kurora e artë” së bashku me laureatin për vitin 2021″, kumtuan nga MSP.

- Advertisement -

Më shumë se 30 poetë vendor dhe të huaj do të marrin pjesë në leximet  kryesore të festivalit. Pjesë e  programit do të jenë edhe pesë kandidatët e zgjedhjes  më të ngushtë për çmimin “Vëllezërit Milladinovci” i cili do të ndahet edhe këtë vit  për përzgjedhjen më të mirë poetike mes dy edicioneve të MSP-së, ndërsa do të  marrin pjesë edhe poetë nga vendi dhe vendet e huaja.

Sipas protokolleve për organizim të ngjarjeve në kushte të pandemisë, MSP përgatiti propozim-protokoll për zhvillim të festivalit, që ishte miratuar nga  Komisioni për Sëmundje Infektive. Për zvogëlim të rrezikut nga përhapja e virusit,  si dhe mbrojtja e shëndetit  të pjesëmarrësve dhe publikut,  këtë vit ka ndryshim të lokacionit të mbajtjes së festivalit. Alternativë  më adekuate për organizim të programit, citojnë nga MSP, është terasa e mbuluar  e hotelit “Drim”, në të cilën edhe zakonisht  zhvillohet një pjesë e aktiviteteve të programit në edicionet e rregullta të festivalit.

- Advertisement -

“Prania fizike e publikut do të kufizohet  për shkak të kapacitetit të hapësirës dhe për shkak të protokolleve për mbrojtje, por programi i festivalit, duke filluar nga  edicioni i vitit të kaluar, tërësisht transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin  zyrtar Jutjub të MSP-së, ashtu që do të mundësohet  ndjekja e tërësishme nga auditoriumi më i gjërë. Qëndrimi i pjesëmarrësve është rregulluar sipas protokolleve për punë  të hotelit në kushte të pandemisë.  Do të ketë transport të organizuar  të sigurt  për pjesëmarrësit  në relacionin Shkup-Strugë-Shkup, ndërsa operatori i zgjedhur ekonomik  është i obliguar t’i respektojë protokollet për transport të udhëtarëve  në kushte të pandemisë”, citohet në kumtesën e Drejtorisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë. 

- Advertisement -

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online. Në konferencën e...

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si...

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit bullgar i cili u është...

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -