Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 31persona nuk kanë respektuar orën policore, 19 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.
Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 17 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.
Ndërkohë 18 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 66 të tjerë kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase./TV21
