Mblidhet Këshilli për Punë të Përgjithshme! Mes temave edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian

TË FUNDIT

Ministrat e Çështjeve Evropiane sot në Luksemburg mbajnë takimku një prej temave kryesore do të jetë zgjerimi i Unionit dhe para së gjithash e ardhmja e kandidaturave të Ukrainës, Molldavisë dhe Gjeorgjisë. Disa vende anëtare të BE-së, si Kroacia, Sllovenia dhe Austria, para fillimit të Këshillit paralajmëruan se nuk guxohet që të lihet mënjanë Ballkani Perëndimor dhe se Unioni duhet të japë rezultate, para së gjithash me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në takimin ministror është paraparë edhe një pikë kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Mbrëmë u mbajt takim i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, ku janë shkëmbyer mendime edhe për Maqedoninë e Veriut dhe propozimi i fundit në tryezë është përgatitur nga presidenca franceze, por pa kurrfarë konkluzionesh. Shumica e vendeve anëtare dëshiron të zgjidhet kontesti dhe të jepet diçka për Shkupin dhe Tiranën deri në fund të kësaj jave, por pasiguria politike në Bullgari nuk lejon optimizëm shumë të madh tek vendet e BE-së.