Mblidhen qindra avionë luftarak! Tensione mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

TË FUNDIT

Koreja e Jugut ka mbledhur rreth 80 avionë luftarakë pasi zbuloi një numër të madh avionësh luftarakë të Koresë së Veriut gjatë një periudhe katër-orëshe të premten, tha ushtria e vendit në një deklaratë.

Në deklaratë tutje thuhet se ishin pikasur rreth 180 avionë ushtarakë të Koresë së Veriut midis orës 11:00 të mëngjesit dhe 15:00 me kohën lokale.

Dislokimi i Koresë së Jugut përfshinte një numër të paspecifikuar avionësh luftarakë F-35A, thuhet në deklaratë, dhe rreth 240 avionë luftarakë që merrnin pjesë në stërvitjet e vazhdueshme “Stuhia Vigjilente” me Shtetet e Bashkuara gjithashtu “kishin ruajtur një pozicion gatishmërie”.

Tensionet janë rritur në rajon që nga fillimi i stërvitjeve të përbashkëta të hënën, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Pheniani, i cili ka akuzuar aleatët për veprime provokuese.

Një zyrtar i Koresë së Veriut paralajmëroi në një deklaratë të mërkurën se SHBA dhe Koreja e Jugut do të paguajnë “çmimin më të tmerrshëm në histori” për çdo veprim ushtarak kundër Phenianit./21Media