Mbledhja ku duhet të miratohen protokollet arsimore do të vazhdojë nesër, këtë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Aleksandër Stojanov.
“Ende bisedojmë. Vendimin përfundimtar do ta japë Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Stojanov.
Në mbledhje duhet të finalizohen detajet, në lidhje me atë se si do të zhvillohet viti shkollor nga 1 shtatori.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi të premten deklaroi se modalitetet tashmë dihen, por mbetet të definohet se cilat modele në cilat komuna do të aktivizohen, kjo duke u bazuar në pasqyrën epidemiologjike të komunave të caktuara.
Sipas paralajmërimeve, procesi arsimor do të zhvillohet në tre forma:
- me prani fizike – nxënësit dhe mësimdhënësit do të mbajnë maskë dhe do ta ruajnë distancën fizike
- e kombinuar – në rast se klasa ka më shumë se 15 nxënës, ndahet në dy grupe. Njëri grup do të mësojë në shkollë, tjetri nga shtëpia. Grupet do të bëjnë rotacion çdo një apo dy javë.
- online – për nxënësit me sëmundje kronike dhe në vendet që do të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19.
Arbër Ademi shërohet nga Covid-19, u rikthehet aktiviteteve si ministër
