Kryeministri Hristijan Miskoski u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurtit.
Pasi shtrënguan duart dhe bënë foto familjare, nisën seancën e përbashkët ndërqeveritare, ku dy kryeministrat u zotuan në qëllimin që të arrihet mbi gjysmë miliard euro shkëmbimin tregtar në mes dy shteteve.
Më pas ministrat nënshkruan një protokoll dhe dy moemorandume.
Protokolli për vendkalimet kufitare Bllacë-Hani i Elezit dhe Gllobocicë-Jazhincë, sipas modelint “One stop Shop” ku kontrollet do të bëhen vetëm hyrje-hyrje për të lehtësuar lëvizjen e lirë e që rpitet ta rrisë shkëmbimin e informatave të policisë për të krijuar siguri ndërshtetërore.
Kryeministri Albin Kurti tha se do të bëhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore që lidhë qytetarët e të dyja vendeve, duke rritur edhe tregtinë për 175%, ku vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe RMV-së ka pasur shkëmbimi tregtar në vlerë 423 milionë euro. Kryesisht eksporti dhe importi ka të bëjë me industrinë e lehtë, atë ushqimore si dhe tekstil. Kurti tregoi se nga ana e Kosovës është filluar me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, ndërsa projekti i tunelit pritet të përfundojë së shpejti, por pa saktësuar datë.
Memorandumi i firmosur në sektorin e energjetikës pritet të rrisë furnizimin e energjisë elektrike në dyja anët, si dhe me energji të ripërtritshme për të thelluar bashkëpunimin e korporatave të dy shteteve. Po ashtu në fokus të memorandumit janë shkëmbimi i thëngillit dhe gazit natyror. Sipas kryeministrit Mickoski, nëse së bashku qasemi në tregjet e treta do të kemi rendiment më të lartë të përmirësimit të lidhjeve trasportuese dhe energjetike, shkëmbimin e energjisë dhe gazit. Dy vendet nuk kanë dalje në det por pozita gjeografike është e favorshme që lidhen dy korridoret 8 dhe 10, tha ai.
Memorandumi i dytë i bashkëpunimit u firmos në fushën e arsimit. Ky takimi ka edhe rëndësi simbolike për shkak të 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve. Deri tani mes dy shteteve janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume.
