70 mijë punëtorë në shtet ose 31% nga të punësuarit më 16 dhjetor nuk e kanë marrë pagën e nëntorit, tregojnë të dhënat e DAP. Thuajse 21 mijë nga 71 mijë kompani ose 29% nuk kanë paguar pagën bruto në DAP. Megjithatë këto numra janë të mira, sipas DAP-it.
Edhe eksperti tatimor Pavle Gacov mendon se projeksionet e DAP-it për atë se sa tatime dhe kontribute do të grumbullojë shteti në 2024 do të realizohen.
Gacov mendon se mbledhja e mirë e tatimeve është si rezultat i inflacionit që paraqet karburant për një realizim më të lartë. Ai thotë se për momentin, që të rriten të ardhurat tatimore në shtet, nuk duhet të dëgjohet Banka Botërore prej ku sugjeruan që të shqyrtohet rritja e mundshme e TVSH-së nga 18 në 19% ose për 1%. Sipas Gacovit, në kushte kur kemi një nivel të lartë të ekonomisë gri, për të cilën parashihet se lëviz nga 22 deri 39% nga BPV, rritja e tatimit do të thotë ata që paguajnë rregullisht, të paguajnë edhe më shumë ndërsa ata që nuk paguajnë të përfitojnë në kurrizin e kompanive të ndërgjegjshme.
Vlerësohet se ekonomia gri në shtet, nëse e llogarisim në para për të cilat nuk paguajnë tatim dhe kontribute, është 3,5 deri 6 miliardë euro. Këto para mbeten te mospaguesit ndërsa sipas Gacovit, ata në mënyrë të barabartë madje edhe më shumë i shërbejnë shërbimet publike si shëndetësi, arsim, infrastrukturë se paguesit e rregullt.
