Mbi 62.5 milion persona në të gjithë botën janë të prekur nga virusi korona, ndërsa 1.458.309 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.
Sipas faqes së internetit, “worldometers” deri tani janë shëruar 43.194.258 pacientë, ndërsa 17.920.855 janë raste aktive.
Numri më i madh i të infektuarve me Kovid-19 janë regjistruar në SHBA – 13.610.357 njerëz, pastaj vijon India me 9.393.039, ndërsa në vendin e tretë është Brazili me 6.290.272 persona të infektuar.
SHBA-ja me 272.254 të vdekur është në vendin e parë edhe sipas numrit të rasteve të vdekjes, në vend të dytë është Brazili, ku vdiqën 172.637 njerëz, ndërsa në vend të tretë është India ku nga pasojat e Kovid-19 vdiqën 136.733 njerëz.
Në Rusi janë regjistruar 2.242.633 të saposëmurë dhe 39.068 të vdekur, ndërsa nga shtetet evropiane më e goditur është Franca me 2.208.699 të infektuar dhe 52.127 raste të vdekjes, ndërsa pastaj është Spanja me 1.646.192 të infektuar dhe 44.668 persona të vdekur.
Britania e Madhe me 1.605.172 raste të konfirmuara, ka më pak persona të infektuar nga Spanja, por numri më i madh i rasteve të vdekjes është – 58.030.
